“Çmendet pronari” i Nottingham Forest, zbret në fushë dhe kritikon trajnerin

Nuk do ta besoni se çfarë ndodhi dje në Premier League. Pas ndeshjes Nottingham Forest-Leicester, që përfundoi 2-2, , pronari i skuadrës vendase, Evangelos Marinakis u nervozua, duke zbritur në fushë për të kritikuar trajnerin Nuno Espirito Santo.
Një skenë që i la të gjithë pa fjalë, duke qenë se Marinakis shprehu hapur, me gjeste, mospajtimin e tij ndaj trajnerit me nënshtetësi portugeze.
Një gjest që ka shkaktuar shumë diskutime duke qenë se Nottingham Forest ka siguruar pjesëmarrjen një kompeticion evropian vitin e ardhshëm pavarësisht rezultatit ndaj Leicesterit, ndonëse humbi pikë të çmuara në garën për Champions League.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




