Cristiano Ronaldo “ngrin” bisedimet për rinovim me Al-Nassr, Al-Hilal tundon portugezin

Futboll Bota | 1 vit më parë

E ardhmja e Cristiano Ronaldos duket se është larg Al-Nassr, por jo larg Arabisë Saudite. Sipas stafit të ngushtë të lojtarit mësohet se rinovimi edhe për dy vite të tjera me ekipin në fjalë për momentin është “ngrirë”.

Pas këtij vendimi duket se qëndron oferta e bërë nga Al-Hilal. Cristiano Ronaldo po reflekton pasi përveç shifrës së ofruar, ekipi i Al-Hilal i jep edhe shansin për pjesëmarrje në Botërorin e Klubeve. Siç dihet Al-Hilal do të jetë pjesë e turneut, i cili mbahet këtë verë për herë të parë në SHBA.

Sipas “Marca”-s pesë herë fituesi i “Topit të Artë” kërkon që të fitojë një titull në Arabinë Saudite dhe ka kuptuar se shanset për të arritur këtë obkektiv me ekipin aktual janë të vogla.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme