Kombëtarja U-19 e vajzave do të luajë dy ndeshje miqësore me Rumaninë në Korçë

Kombëtarja U-19 e vajzave do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Rumanisë në datën 31 maj dhe 2 qershor.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy federatat kanë rënë dakord që miqësoret të luhen në Shqipëri, në stadiumin “Skënderbeu”, Korçë.
Takimi i parë Shqipëri – Rumani do të zhvillohet më 31 maj në orën 17:30, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet më 2 qershor në orën 10:30.
Shqipëri – Rumani, 31 maj, ora 17:30, stadiumi “Skënderbeu”
Rumani– Shqipëri, 2 qershor, ora 10:30, stadiumi “Skënderbeu”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




