Pep Guardiola: Nëse drejtuesit nuk më zvogëlojnë ekipin largohem!

Angli | 1 vit më parë

Pas fitores 3-1 përballë Burnmuth, trajneri i Mançester Sitit ka kërcënuar drejtuesit e skuadrës me dorëheqje. Në fjalën e tij Guardiola ka gjetur të papërgatitur gazetarët me përgjigjen që u dha kur e pyetën për planifikimin e ekipit për sezonin e ri.

“Unë nuk dua një ekip me shumë lojtarë. Të them të drejtën e urrej momentin kur para një ndeshjeje duhet që të zjgedh lojtarët që do të ndekin shokët e tyre nga tribuna. Unë dua një ekip me pak lojtarë. Nëse nuk do të kem një ekip me pak lojtarë largohem!”, tha Guardiola, i cili gjithmonë është “akuzuar” nga opinioni publik si një trajner që shpenzon shumë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme