Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës dhe kontribues i vyer në trashëgiminë kulturore, në rrezik për jetën

Aktualitet | 1 vit më parë

Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës, bëhet me dije se Lame se ndodhet në koma cerebrale pas një ndërhyrjeje të vështirë në zemër në një spital të Mynihut, Gjermani.

I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, një figurë e njohur në jetën publike të vendit, 58-vjeçari ka mbajtur një sërë postesh të rëndësishme. Ai ka shërbyer si zëvendësministër i Turizmit, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t dhe Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Po ashtu ka qenë veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, ndërsa ka dhënë edhe kontribut si publicist, opinionist dhe studiues i historisë shqiptare. Përveç angazhimeve shtetërore, ai njihet edhe për pasionin e tij të thellë për historinë dhe për kontributin si një nga koleksionistët më të mirë në vend.

Si publicist, në vitin 2010 ai u vlerësua me çmimin “Book of the Year” nga MIC London për librin “Medaljet Shqiptare 1914–2002″. Në vitin 2012, Lame u dekorua nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes” për aktivitetet e 100-vjetorit të Pavarësisë.

Veprimtari politike

Anëtar i Partisë Socialiste, anëtar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005, 2009 dhe 2013. Në periudhën 2011–2013 shërbeu si anëtar i grupit të punës për hartimin e programit politik të PS-së.

Veprimtari publike

  • Nënkryetar i Federatës së Koleksionistëve Shqiptarë
  • Përfaqësues i Shqipërisë, anëtar në “Word Collectors Club”, Genova
  • Anëtar korrespodent i “Instituto degli studi Araldici”, Milano
  • Komisar për Shqipërinë në ËPE “IBRA ‘99”, Nuremberg
  • Drejtor Ekzekutiv “Qendra Shqiptare e Trashëgimisë”
  • Lektor në Universitetin Marin Barleti, lënda “Administrim territori”

Botime

  • Rubrika e përjavshme “Shqipni e harrume” në revistën “JAVA”, (2005-2013).
  • Rubrika e përjavshme “Shqipni tavolinash” në gazetën “SHQIP”, (2006-2013).
  • TIRANA në kartolina deri më 1944, (grup autorësh) Tiranë 2000
  • Medaljet shqiptare (1914-1944) vëllimi l, Tiranë 2010
  • Medaljet shqiptare (1945-2002) vëllimi ll, Tiranë 2010
  • TIRANA, Planin, Building, Living, (grup autorësh), Wien 2011
  • Princi i Shqiptarëve, Tiranë 2011
  • Piramida e Tiranës (bashkarisht me Ardian Klosi), Tiranë 2011

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme