Tri finale europiane, tri humbje: Onana është një “mallkim”

Futboll Bota | 1 vit më parë

Me Andre Onana në skuadër nuk mund të fitosh në Europë. Qoftë Champions League apo Europa League, portieri kamerunas ende nuk ka mundur të gëzohet dhe të ngrejë një trofe ndërkombëtar. Me humbjen e djeshme 1-0 ndaj Tottenham-it në Bilbao, portieri i lindur në vitin 1996 ka humbur saktësisht 3 finale në 8 vite. E veçanta është se Mançesteri është gjithmonë i përfshirë.

Duke u kthyer pas në kohë, e para ishte më 24 maj 2017, kur veshi fanellën e Ajax-it: golat e Pogba dhe Mkhitaryan i dhanë sukses Djajve të Kuq, tashmë klubi që zotëron kartonin e tij, që fitoi kështu Ligën e Evropës.

E dyti do të mbahet mend mirë nga tifozët e Interit dhe është ajo e Stambollit. Më 10 qershor 2023, djemtë e Simone Inzaghit arritën në aktin final të Ligës së Kampionëve dhe iu afruan suksesit kundër skuadrës tjetër të Mançesterit, Cityt të Guardiolës, i cili megjithatë fitoi falë golit të Rodrit, që lejoi skuadrës angleze të fitonte 1-0. Bilanci për Onanën është pra 0 fitore në 3 përpjekje, 4 gola të pësuar dhe 0 të shënuar. Por në futboll ka gjithmonë një mundësi tjetër dhe kush e di, mbase ajo do t’i vijë 29-vjeçarit pas disa vitesh.

Finalet e luajtura nga Onana

Ajax-Manchester United 0-2 në Friends Arena në Solna, Suedi – 24 maj 2017.

Manchester City 1-0 Inter në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll, Turqi – 10 qershor 2023.

Tottenham 1-0 Manchester United në San Mames në Bilbao, Spanjë – 21 maj 2025.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme