Nis regjistrimi dhe hipotekimi i pronave, Malësia e Madhe i ndan sipas “kufijve të vjetër”

Ekonomi | 1 vit më parë

Bashkia Malësi e Madhe ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave dhe hipotekimin e tyre. Për të sqaruar procedurat që duhen ndjekur, po zhvillohen takime në njësi të ndryshme administrative, ku përveç kryebashkiakut, Tonin Marinaj, është i pranishëm edhe Florian Shima, përfaqësues i kompanisë që do të implementojë projektin 1- vjeçar të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.

“Malësia e Madhe ka pasur situatë problematike përsa i përket regjistrimit fillestar  të tokave. Janë 57 zona kadestrale, 22 zona i gjetëm pa regjistrim fillestar ku 5 i regjistruam, ne si bashki. I financuam si projekt. 9 të tjera po i bën ASHK, pasi pa u bë aty nuk mund te kalosh as tek ligji 20/20. Janë dhe 6 zona që janë punuar nga ASHK dhe janë drejt përfundimit. Janë edhe 2 në zonën e Kelmendit që Fondi i zhvillimit Shqiptar na nënshkruar kontratë me një kompani për ta realizuar këtë proces“, tha kryebashkiaku Marinaj. .

Ky proces, jo vetëm do të bëjë pronarë faktikë zotëruesit e pronave, por do të sjellë përfitime të shumta në vënien në eficencë të tyre për biznese të ndryshme, duk e nisur nga agroturizmet.

Në Malësinë e Madhe, pavarësisht ligjit 7501, me mirëkuptim mes banorëve, pronat u ndanë tek “kufijtë e vjetër”, bazuar tek trashëgimia e të parëve. Përmes këtij procesi, synohet që pronat të regjistrohen, hipotekohen dhe të nisë shfrytëzimi i tyre ligjor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme