Finalja e Kupës së Shqipërisë për vajza luhet të shtunën në “Arenën e Demave”

Apolonia dhe Egnatia do të luajnë finalen e Kupës së Shqipërisë për vajza të shtunën, më 24 maj, prej orës 17:00 në “Arenën e Demave”.
Vajzat fierake janë fitueset në fuqi të këtij kompeticioni dhe synojnë të përsërisin të njëjtën gjë edhe këtë vit.
Nga ana tjetër Egnatia synon të shkruajë historinë dhe do bëjë gjithçka për t’ia arritur këtij qëllimi.
Apolonia në gjysmëfinale eliminoi skuadrën e Kinostudios, kurse Egnatia Tiranën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




