Premier League: City, Chelsea dhe Newcastle, në Champions

Futboll Bota | 1 vit më parë

Në ndeshjen e fundit të sezonit në Premier League mes Liverpoolit dhe Crystal Palace, që përfundoi në barazim 1-1. ‘Reds’ festojnë për titullin (84 pikë gjithsej), ndërsa skuadra e Glasner për suksesin në FA Cup dhe rrjedhimisht kualifikimin në Europa League, pavarësisht se është në vendin e dymbëdhjetë.

Arsenali përfundoi i dyti me 74 pikë me një fitore 2-1 ndaj Southampton (tashmë i rënë dhe i fundit me 12 pikë), ndërsa Manchester City është i treti me 71 pikë falë një fitoreje 2-0 jashtë  ndaj Fulham në fund të një sezoni më shumë se problematik.

Chelsea mundi Nottingham Forest 1-0 dhe mbylli sezonin me vendin e katërt (69 pikë) dhe një rikthim në Champions League, ndërsa skuadra e Nuno Espirito Santo është në Conference (65 pikë dhe vendi i shtatë) pasi kaloi pjesën më të madhe të kampionatit në vendin e tretë.

Neëcastle rrëmbeu gjithashtu një vend në Ligën e Kampionëve, pavarësisht humbjes 1-0 në shtëpi përballë Everton, është i pesti me 66 pikë falë fitores 2-0 të Manchester United ndaj Aston Villas. Villans gjithashtu përfunduan me 66 pikë, por janë të gjashtët dhe duhet të kënaqen me Ligën e Evropës.

Së bashku me Southampton, Ipsëich (i dyti nga fundi me 22 pikë) dhe Leicester (i treti nga fundi me 25 pikë) ranë në Championship. Mbijeton Tottenham(i shtatëmbëdhjeti me 38 pikë, u mund 4-1 në shtëpi nga Brighton) dhe madje është në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm falë triumfit të tyre në Ligën e Europës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme