Prezantohet Alonso: Florentino më rilindi, pa Ançelotin s’do të isha këtu

Në Madrid ishte dita e madhe e Xabi Alonsos. Spanjolli pasi firmosi kontratën e re doli përballë gazetarëve ku tha opinionet e para sa i përket aventurës së re.
“Më duhet ta pranoj se sot ndihem si i rilindur. Falenderoj shumë Florentino Perezin që më dhuroi këto emocione duke më besuar stolin e Realit”, tha Alonso. Në fjalën e tij spanjolli nuk hezitoi që të fliste edhe për paraardhësin e tij, Karlo Ançelotin.
“Dua të flas për Karlon pasi ai ka qenë trajneri im, një personalitet. Nuk do të isha këtu pa atë. Jam këtu për ta zëvendësuar dhe do ta bëj këtë me shumë krenari. Shpresoj shumë të kemi të njëjtin nivel”, vazhdoi Alonso.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




