Niels Reemeijer rrëmben fanellën e verdhë

Sport | 1 vit më parë

Niels Reemeijer, çiklisti i Vierleploeg Grut Amsterdam, është fituesi i etapës së dytë të Turit të 82-të Çiklistik. Nga Shkodra në Elbasan, në një gjatësi prej 188.01 kilometra e një shpejtësi mesatare prej rreth 46.4 kilometrash, ndërsa pedalimi i çiklistëve ka qenë me hapin e duhur. Starti nga Shkodra është bërë rreth mesditës, ndërsa në finishin e Gjadrit, ai që pret i pari vijën e finishit është Ellmur i Skills – Dolçini.

Më pas në finishin e dytë, tanimë në Thumanë, një tjetër çiklist i Skills Dolçini, që ishte Makled. Kurse në Luzin e Vogël do të ishte Hutkings. Mirëpo që nga Peqini me një kohë prej 2 minutash nis shkëputja e atyre që pretendonin fitoren e etapës së dytë, ndërsa suksesi do të shkonte për holandezin Reemeijer, që menjëherë pas përfundimit të etapës do të shprehej për Radio Televizionin Shqiptar.

“Nuk ka qenë një sukses i lehtë. Skuadra shqiptare në veçanti ka punuar fort, mirëpo në metrat e fundit bëmë shkëputjen, pas së cilës dola fitues. Jam shumë i kënaqur me këtë sukses dhe shpresoj që të kem dhe të tjerë në vazhdim”.

Por sa e ndihmoi skuadra Niels Reemeijer për të fituar etapën? Ja dhe përgjigja e holandezit.

 “Çiklizmi këtë ka të veçantë që punohet në grup dhe në fund një do të fitojë. Unë jam i kënaqur që punuam mirë si skuadër, që do të na ndihmojmë deri në fund të këtij Turi të Shqipërisë, që gjithsesi do të jetë i vështirë”.

Dhe objektivi i holandezëve mbetet fitimi i Turit të Shqipërisë, aq më tepër që Reemeijer është mbajtës i fanellës së verdhë në renditjen e përgjithshme. Kurse Gabriele De Fabritis është mbajtës i fanellës jeshile si i pari në renditjene e finisheve fushore, apo të ndërmjetme. Dhe mbajtësi i fanellës së bardhë si i riu më i talentuar i Turit të Shqipërisë.

“Pretendimet janë të atilla. Por e theksova dhe më sipër që është e vështirë. Aq më tepër që janë dhe tre etapa të vështira, sidomos ajo Vlorë – Vlorë. Gjithsesi tani është më e vështirë ta ruash vendin e parë se sa ta fitosh atë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme