Barcelona “blindon” Yamal deri në vitin 2031

Futboll Bota | 1 vit më parë

Lamine Yamal dhe Barcelona, së bashku deri në vitin 2031. Klubi katalanas ka njoftuar nënshkrimin e një kontrate të re për talentin e lindur në vitin 2007, i cili ishte ylli i sezonit të fundit. Firma ka mbërritur pasditen e sotme në prani të presidentit Joan Laporta, zëvendëspresidentit Rafa Yuste dhe drejtorit sportiv Deco.

Kontrata e Yamal skadonte në vitin 2026 dhe përmban një klauzolë blerjeje prej 1 miliardë euro që mbetet në fuqi pas kësaj zgjatje. Tani lojtari do të jetë në gjendje të përgatitet për Kupën e Botës për Klube me qetësi të plotë. Barcelona, ​​nga ana e saj, e ka arritur objektivin e saj, që ishte shmangia e ofertave stratosferike për yllin e tyre përpara ditëlindjes së tij të 18-të, 13 korrikun e ardhshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme