Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Rama: Është realizuar 50% e punës

Punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës kanë arritur në masën 50%. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama i cili deklaron se puna për zgjerimin e kësaj superstrade po ecën me ritme shumë të mira, ndërsa ka shpërndarë në rrjetin social Facebook edhe pamje nga punimet.
“MIRËMËNGJES dhe nga kantieri i punës për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza II, ku punimet kanë ecur me ritme shumë të mira e tashmë realizimi fizik ka arritur në masën 50%, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Autostrada do të zgjerohet me nga 2 korsi, ku njëra do të shërbejë për emergjencat. Kjo ndërhyrje do e kthejë atë nga autostradë e kategorisë “B”, në autostradë të kategorisë “A”.
Ndërhyrjet aktualisht po bëhen përgjatë 6 km të autostradës nga kthesa e Kamzës deri tek mbikalimi i Kasharit.
Me mbarimin e punimeve, limiti i shpejtësisë për makinat që do të përshkojnë këtë segment do të jetë 130 km në orë.
Volumi i trafikut në këtë aks përgjatë muajve të verës varion nga 90 000 deri 120 000 makina në 24 orë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




