Java e ndërgjegjësimit për aksidentet rrugore, apelohet për zbatim të rregullave të qarkullimit
Sensibilizimi nga ana e gjithë përdoruesve të rrugës do të sjelli më pak aksidente. Këmbësorët mendojnë që drejtuesit e mjeteve nuk duhet të abuzojnë më shpejtësinë dhe alkoolin pasi rrezikon jo vetëm jetën e tyre por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
“Sytë i kanë këtu, zbato rregulloren dhe ik”, tha një këmbësor.
Edhe drejtuesit e mjeteve ndajnë të njëjtin mendim ku shpesh herë edhe ata vetë bien preh e tejkalimit të shpejtësisë duke shkaktuar aksidente.
“Të jenë të qetë, të mos jenë të pirë, të vënë rripin”, u shpreh një drejtues mjeti.
Vetëm përgjatë 23 ditëve të muajit maj policia rrugore ka ndëshkuar me masa administrative 1 209 drejtues mjetesh. Pjesa më e madhe e gjobave me 392 të tilla janë vendosur për parakalime të gabuara duke vazhduar me 291 gjoba për parkime të gabuara, 285 për tejkalim shpejtësie, etj. Brenda këtij muaji janë pezulluar 4 leje drejtimi mes të cilave edhe për përdorimin e alkoolit nga drejtuesit e mjeteve. Në kuadër të sezonit turistik, policia ka shtuar praninë në rrugët kryesore, përfshirë akset Tepelenë–Gjirokastër–Kakavijë dhe Kardhiq–Delvinë.
“Kemi njolla të zeza që fillojnë te kthesa në Memaliaj, ura e Kardhiqit, ura e Leklit dhe pjesa e Subashit, prandaj ne jemi gjatë të gjithë kohës prezent në këto akse për të parandaluar aksidentet”, u shpreh Arjola Novi, punonjëse qarkullimi.
Ndërkohë që të aksidentuarit janë trajtuar pranë repartit të urgjencës së Spitalit Rajonal “Omer Nishani”. Shefja e Urgjencës bën të ditur se kanë marrë ndihmë mjekësore 20 drejtues mjetesh të aksidentuar dhe 10 këmbësor.
“Muajt e fundit rreth 20 raste kanë qenë aksidente automobilistike dhe pacient të cilët kanë marrë mjekim. Kanë qenë dhe rreth 10 pacient kalimtar”, u shpreh shefja e Urgjencës, Asife Shehaj.
Policia rrugore apelon për respektim të Kodit Rrugor, për të shmangur aksidentet dhe pasojat e rënda që ato sjellin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




