Zelensky: Turqia, Vatikani dhe Zvicra, vendet që kanë ofruar gatishmëri për bisedimet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Keivi po shqyrton disa vende për bisedime të mundshme për t’i dhënë fund luftës, ku si opsione janë vendet si Turqia, Vatikani dhe Zvicra.
“Së pari, jam vërtet mirënjohës si për presidentin Erdogan ashtu edhe për Hakan Fidan, ministrin e Jashtëm turk. Ai do të zhvillojë një një takim me rusët dhe pala turke e di se ne po diskutojmë për disa vende. Dhe se ne kemi bërë një punë përgatitore në lidhje me Vatikanin dhe Zvicrën”, tha Zelensky gjatë një bisede me gazetarët më 27 maj.
Zelensky vuri në dukje se takimi në Vatikan mbështetet nga të gjithë përveç palës ruse.
“Të gjithë kanë dërguar sinjale për gatishmërinë e tyre për takimet e ardhshme, përfshirë edhe Zvicrën. Pala zvicerane me të vërtetë e dëshiron atë, ne nuk jemi kundër tij. Përsëri, të gjithë e mbështesim atë. Ne nuk kemi dëgjuar ndonjë sinjal nga rusët”, tha presidenti.
Sipas tij, Afrika dhe Malta po ofrojnë gjithashtu gatishmërinë e tyre, por Federata Ruse ka dërguar një sinjal për Bjellorusinë në të gjithë këtë spektër.
“Mendoj se tre vendet më realiste janë Turqia, Vatikani dhe Zvicra. Sepse ato janë absolutisht të qarta. Ne jemi gati për çdo format. Besoj se është më mirë të ecësh përpara sesa të shikosh vazhdimisht mbrapa”, u shpreh Zelensky.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




