Lavrov: Së shpejti, raundi i ri i bisedimeve Rusi-Ukrainë

Moska do të këmbëngulë që Kievi të shfuqizojë të gjitha ligjet diskriminuese në Ukrainë në një raund të ri bisedimesh të drejtpërdrejta që do të shpallen së shpejti. Ka qenë kjo deklarata e bërë nga Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një takim ndërkombëtar të përfaqësuesve të lartë përgjegjës për çështjet e sigurisë.
Më 16 maj, Stambolli priti raundin e parë të bisedimeve të drejtpërdrejta mbi zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
“Kur këto bisedime rifilluan në Stamboll më 16 maj, ne kërkuam që të gjitha ato ligje diskriminuese të shfuqizohen dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në raundin tjetër të bisedimeve të drejtpërdrejta, që do të njoftohet së shpejti“, tha diplomati më i lartë i Rusisë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




