Papa Leone XIV bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës

Botë | 1 vit më parë

Papa Leone XIV bëri thirrje sot për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, si dhe për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe respektimin e plotë të ligjit humanitar.

“Nga Rripi i Gazës dëgjojmë gjithnjë e më shumë britmat e nënave dhe baballarëve që mbajnë trupat e pajetë të fëmijëve të tyre dhe që detyrohen vazhdimisht të lëvizin në kërkim të pak ushqimi dhe ujit dhe një strehimi më të sigurt nga bombardimet“, tha Papa.

Gjatë pritjes së besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit, ai bëri thirrje edhe për paqe në Ukrainë, duke thënë se shpesh mendon për “popullin ukrainas, të prekur nga sulme të reja serioze ndaj civilëve dhe infrastrukturës”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme