Dosja “5D”- GJKKO dënon Deborah Keçin dhe 3 të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin për ish-Drejtoreshën e Klubit Klubit Sportiv Tiranë, Deborah Keçit dhe 3 të tjerëve, Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Mera, në lidhje me dosjen “5D”.
GJKKO caktoi 1 vit burg ndaj Deborah Keçit, e cila përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 16 muaj shërbim prove.
Po ashtu, Keçit iu ndalua ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.
GJKKO vendosi gjithashtu dënimin me 9 muaj burg për Teuta Gurin, Renaldo Gjerasin dhe Etion Merën, të cilët gjithashtu përfituan gjykim të shkurtuar duke u dënuar me 60 orë pune në interes publik që të përmbushet brenda 6 muajsh.
Sipas SPAK, Keçi akuzohet se ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




