Mazniku: Shqipëria, shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ka deklaruar se, Shqipëria sot është një shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale në funksion të integrimit europian e shërbimeve publike.
I ndodhur në Uashington ku po merr pjesë në Forumin Global për Inovacionin në Sektorin Publik, Mazniku theksoi se, vendi ynë po përdor Inteligjencën Artificiale për të përshpejtuar përafrimin me legjislacionin e BE-së.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri bënë të ditur se ky forum organizohet nga Banka Botërore në Washington, me qëllim rritjen e efikasitetit të administratës.
“Shqipëria sot është një shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale në funksion të integrimit europian e shërbimeve publike. Në Forumin Global për Inovacionin në Sektorin Publik, organizuar nga Banka Botërore në Uashington, ndamë përvojën tonë se si në bashkëpunim me OpenAI, po përdorim Inteligjencën Artificiale për të përshpejtuar përafrimin me legjislacionin e BE-së, paralelisht me rritjen e efikasitetit të administratës, transparencës dhe shërbimeve më pranë qytetarit.”- shkruan ministri Mazniku në rrjetet sociale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




