Nevoja për ndërhyrjet emergjente- 12 raste gjatë 2024 në lumin “Vjosa”

Aktualitet | 1 vit më parë

Gjatë sezonit të kaluar janë shënuar rreth 12 raste të vizitorëve të cilët kanë qenë të pashoqëruar nga guidat përkatëse dhe janë gjendur të bllokuar dhe në rrezik në ujërat e Lumit Vjosa. Në këto episode, i pranishëm ka qenë Alfred Meshani, operatori i turizmit për zonën e Këlcyrës.

Gjatë një interviste, ai pohon se këto ngjarje evidentojnë domosdoshmërinë për masa të shtuara sigurie dhe infrastrukturën mbështetëse në këtë destinacion.

“Sezonin e kaluar kishte, ndërhymë në të paktën 12 raste. Ndërhyrjet kanë qenë efikase. Shpresojmë t’u shërbejmë të gjithëve e t’u vijmë në ndihmë në raste emergjencash apo aksidentesh, falë edhe mjetit që ka cilësi të veçanta. Është i vetmi mjet në Shqipëri i prodhuar për zona të mbrojtura dhe ka aftësi që të ikë në çdo lloj terreni”, deklaroi ai,

Ky lumë, përveç bukurive të jashtëzakonshme që ofron, paraqet edhe rrezikshmëri të lartë, prandaj kërkohet një mbikëqyrje e vazhdueshme.

“Gjithë lumi për të gjithë ata që nuk e njohin, është i vështirë pasi nuk ka relieve të njëjtë. Ka dallgë, gurë, shpella. Është i vështirë, do kujdes dhe mbikëqyrje, pasi njerëzit që vijnë nuk e njohin lumin”, shtoi Meshani.

Falë bashkëpunimit dhe koordinimit mes emergjencave civile, policisë, operatorëve turistikë, shërbimit zjarrfikës dhe banorëve të zonës, është bërë e mundur që gjatë vitit të kaluar të ndërhyhet në kohë dhe të evitohen situata të rrezikshme.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme