Protestë kundër punimeve në Spaç: Po tentohet të fshihet kujtesa historike

Sociale | 1 vit më parë

Punimet e nisura nga ministria e Kulturës në godinat e ish-burgut famëkeq të Spaçit ne Mirdite kanë ngritur ne protestë ish-të përndjekur politikë,  familjarë të tyre dhe qytetarë.

Para mureve gjysmë të rrënuara të këtij simboli të rezistencës antikomuniste, protestuesit thanë se ndërhyrjet cenojnë kujtesën historike.

“Babai im ka bërë mbi 20 vite në këtë burg, por ky tjetërsim nuk më çon në burgun e babait”, u shpreh një ndër protestuesit.

“Po tjetërsojnë identitetin e të vetmit burg që ka mbetur në Shqipëri dhe ky është burgu u Spaçit”, u shpreh një tjetër protestues.

Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, i cili u bëri thirrje autoriteteve qendrore për reflektim dhe transparencë lidhur me projektin.

“Jemi në pritje të një shkrese zyrtare nga institucioni përkatës, që të dimë nëse këto punime që janë financuar nga ministria e kulturës janë në përputhje me projektin”, u shpreh Albert Mëlyshi, Kryetar i Bashkisë Mirditë.

E pyetur nga RTSH, Ministria e Kulturës tha se në ditët në vijim do ketë një përgjigje zyrtare lidhur me situatën e krijuar.  Punimet në godinën e ish burgut të Spaçit po bëhen në kuadër të xhirimeve të filmit artistik “Kryengritje në ferr”, me regji të Namik Ajazit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme