SHBA miraton shitjen e mundshme të raketave Patriot me vlerë 2,1 miliardë dollarë për Ukrainën

Botë | 19 minuta më parë

Departamenti i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të raketave Patriot me vlerë rreth 2.1 miliardë dollarë për Ukrainën, si dhe pjesëve të mbështetjes logjistike.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Bloomberg”, e cila citon Departamentin Amerikan të Shtetit, sipas të cilit kjo marrëveshje do të financohet nga aleatët dhe partnerët e Ukrainës.

Shitja e propozuar synon të forcojë më tej kapacitetet mbrojtëse të Kievit, veçanërisht në përballimin e sulmeve ajrore dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të vendit.

Sistemet Patriot konsiderohen ndër pajisjet më të avancuara të mbrojtjes ajrore në arsenalin amerikan, pasi janë projektuar për të identifikuar dhe interceptuar raketa balistike, raketa lundrimi dhe objektiva të tjera ajrore.

Miratimi amerikan i hap rrugën procedurave të mëtejshme për realizimin e shitjes, ndërsa financimi nga aleatët dhe partnerët synon të lehtësojë barrën financiare për Ukrainën.

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme