Mbappé: Fitorja e PSG-së në Champions? Nuk kam asnjë keqardhje

Kylian Mbappé u shfaq në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes për vendin e tretë në Ligën e Kombeve kundër Gjermanisë. Gjatë konferencës, ai u pyet dhe për fitoren e Paris Saint-Germain në Champions League(5-0 kundër Interit).
Në këtë drejtim, lojtari i Real Madridit tregoi me humor mbrëmjen e tij të 31 majit: “Isha në Marok, në Marrakesh, e pashë ndeshjen në hotel. Isha unë, kushëriri im, televizori ishte i madh. Më seriozisht, ata e meritonin. PSG ka pasur kaq shumë vite në të cilat ka luftuar. Ata ishin skuadra më e mirë në Evropë. 5-0 në finale, nuk mbaj mend të kem parë diçka të tillë në nivelin më të lartë. Tani ata do të bëhen skuadra që të gjithë duan ta mposhtin”.
Kur u pyet për PSG-në dhe largimin e tij verën e kaluar, sulmuesi u përgjigj menjëherë: “Nuk u largova shumë shpejt. Historia ime me PSG-në kishte mbaruar. Nuk ka hidhërim, as keqardhje. Është fati. Provova gjithçka, padyshim që duhej të ndodhte pa mua”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




