Ronaldo e mbron, Martinezin me shaka: Mendoj se kapiteni dëshiron të luajë nesër…

Futboll Bota | 1 vit më parë

Roberto Martínez, trajneri i ekipit kombëtar portugez, foli në një konferencë për shtyp në prag të finales së Ligës së Kombeve kundër Spanjës: “E marr ndeshjen natyrshëm. Ka një komponent sentimental, unë jam spanjoll, por do të flas për këtë me nipërit e mbesat e mia në të ardhmen. Duhet të punojmë shumë dhe të përgatitemi për finalen e katërt të Portugalisë”.

Pozicioni në dyshim: “Ka kuptim të vlerësohen trajnerët bazuar në tituj; ne jemi në futboll për të fituar. Në ekipet kombëtare ka objektiva, pikë dhe detaje të tilla si menaxhimi i grupit. Ka shumë aspekte për t’u vlerësuar nga një trajner, por jam krenar që jam trajneri i tretë që përgatit një finale në Portugali dhe shpresoj që tifozët tanë të jenë të lumtur pas kësaj ndeshje”.

Solidariteti i Cristiano Ronaldos. “Mendoj se kapiteni dëshiron të luajë nesër… Po bëj shaka (qesh me CR7 në krah). Cristiano luan finalen e tij të katërt me ekipin kombëtar. Ai është një shembull, më pëlqen uria e tij. Ai ka fituar gjithçka, por fillon nga e para çdo ditë. Për lojtarët e rinj, të qenit në gjendje të punojnë me Cristianon është një dhuratë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme