Nga Gjermania në jug të Shqipërisë, çifti i turistëve eksploron vendin me rulot

Sociale | 1 vit më parë

Agmen dhe Lorik janë një çift nga Gjermania që ka zgjedhur të eksplorojë Shqipërinë në një mënyrë ndryshe me rulotin e tyre, duke udhëtuar nga Gjermania drejt jugut të vendit. Me dëshirën për të përjetuar vende të reja dhe për të qenë sa më afër natyrës, ata kanë zgjedhur të ndjekin një itinerar të pasur me ndalesa përgjatë Rivierës Shqiptare.

“Ruloti është mënyra jonë e preferuar për të udhëtuar sepse na lejon të jetojmë më ngadalë dhe të shijojmë çdo vend që vizitojmë. Na pëlqen të ndalemi në fshatra të vegjël, të takojmë njerëz vendas dhe të përjetojmë kulturën nga afër”, u shpreh Agmen.

“Kemi zgjedhur të udhëtojmë me rulotë sepse na jep lirinë të ndalemi ku të duam dhe të jemi më pranë natyrës. Nuk kemi nevojë për hotele apo orare të caktuara. Është mënyra jonë për të eksploruar vende të reja”, tha Lorik.

Gjatë udhëtimit të tyre, Saranda dhe Ksamil janë dy nga vendet që i kanë lënë më shumë mbresa. Çifti shprehet i mahnitur nga bukuria e natyrës, mikpritja e vendasve dhe qetësia që kanë gjetur në këto zona.

“Vizituam shumë vende gjatë qëndrimit tonë në jug, por Saranda dhe Ksamili na lanë mbresa të veçanta. Ishte hera e parë që vinim në Shqipëri dhe nuk e prisnim kaq shumë bukuri natyrore”, theksoi turisti.

Agmen dhe Lorik thonë se Shqipëria është një destinacion i pazbuluar ende për shumë të huaj, por që ofron përvoja të jashtëzakonshme për ata që duan aventura, natyrë dhe kulturë .

Ata planifikojnë të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt qyteteve të tjera të jugut, duke dokumentuar çdo përvojë me foto dhe video për t’i ndarë me miqtë  e tyre.

Gazetare: Boralda Pëllumbi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme