Miqësore, Shqipëria U-19 barazon ndaj Bullgarisë

Kombëtarja | 1 vit më parë

Kombëtarja shqiptare U-19 barazoi në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bullgarisë me rezultatin 2-2 në stadiumin “Etropole”.

Kuqezinjtë ishin shumë pranë fitores, por pësuan gol në fundin e takimit dhe sfida u mbyll në barazim. Për Shqipërinë U-19 në këtë ndeshje shënuan Xhoi Nuredini dhe Devid Hoxha.

Trajneri Julian Ahmataj e nisi takimin me këtë formacion titullar: Daniele Culi (GK), Yoni El Malem, Ardi Mulaj, Besalet Krasniqi, Samuele Sina, Matia Huqi, Kleo Shpuza, Xhoi Nuredini, Ergis Arifi (C), Artan Latifi, Laert Krasniqi.

Shqipëria kaloi shumë shpejt në avantazh, duke realizuar në minutën e 9-të me një gol fantastik nga goditja e dënimit të Xhoi Nuredinit. Megjithatë, Bullgaria reagoi menjëherë dhe barazoi rezultatin me Emil Naydenov. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Në pjesën e dytë, trajneri Ahmataj kreu disa zëvendësime për të tentuar fitoren. Në fushë u aktivizuan edhe Devid Hoxha, Tedi Malaj, Rinaldo Nela dhe Ledion Fikaj.

Ishte Devid Hoxha që shënoi golin e dytë për Shqipërinë në minutën e 69-të, pas një aksioni të bukur nga krahu dhe një goditjeje me kokë që përfundoi në rrjetë.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fitores për kuqezinjtë, Bullgaria arriti të barazojë në minutën 90+2 me Boris Todorov, duke e mbyllur sfidën në shifrat 2-2.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme