Universiteti i Mançesterit i jep diplomë nderi, Guardiola mban fjalim politik mbi konfliktin në Gaza

Angli | 1 vit më parë

Pep Guardiola ka mbajtur një fjalim të fortë gjatë ceremonisë të mbajtur ditën e djeshme në Universidetin e Mançesterit ku spanjolli mori një diplomë nderi.

Menaxheri i Sitit u nderua me këtë çmim për kontributin që ka dhënë prej nëntë vitesh në Mançester. Katalanasi theksoi se “kishte dhimbje në të gjithë trupin për atë që po ndodhte në Gaza” ndërsa u dha edhe një mesazh të gjithë atyre që kishin “mbullur sytë përballë një horrori të vërtetë”.

“Është shumë e dhimbshme të shikosh atë që po ndodh në Gaza. Më dhemb i gjithë trupi kur shikoj çfarë po bëhet. Le të jemi të qartë, këtu s’ka asnjë lidhje ideologjia. Nuk mund të themi se disa kanë të drejtë dhe disa s’kanë. Duhet të zgjohemi, duhet të flasim vetëm për dashurinë për jetën. Për kujdesin ndaj atyre që kemi pranë”, tha Guardiola.

“Mbase kur shikojmë që humbin jetën vajza dhe djem pas bombardimeve nëpër spitale, të cilat nuk janë më të tilla pas sulmeve, mendojmë se është një çështje që s’na përket. Shumë mirë. Fëmijët e radhës mund të jenë tanët. Më vjen keq, por unë kur shikoj fëmijët e mi, Maria, Marius dhe Valentinën ç’do mëngjes kam frikë”, tha Guardiola.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme