Të ndalohen zyrtarisht punimet në Spaç, 35 organizata dhe 700 qytetarë dorëzojnë peticionin

Sociale | 1 vit më parë

35 organizata dhe 700 qytetarë kanë dorëzuar një peticion ku kërkohet ndërprerja e menjëhershme e ndërhyrjeve restauruese në burgun e Spaçit.

Sipas përfaqësuesve të organizatave, peticioni i përgatitur në 6 ditë dhe në kushte të jashtëzakonshme vjen si pasojë e punimeve amatoreske nga ana e Institutit Kombëtar të Mbrojtjes e Kulturës të cilat nuk janë të pakoordinuara dhe të pa konsultuara.

“Trashëgimia kulturore nuk mund të vendoset në funksion të një filmi, të trajtohet si pronë privati e një instituti. Për trashëgiminë kulturore ka ligje, karta, konventa dhe protokolle që përcaktojnë shumë mirë se si ato mund të mirëmbahen”, u shpreh një nga përfaqësuesit.

Përfaqësuesit e organizatave shprehen se Spaçi eshte vetëm një rast se si realizohen punime restauruese ne terr te plote informativ

“Për të gjithë ata që akuzojnë aktivistët që dua të punojnë kundër projektit ju kujtojmë se jemi në fazën e konservimin dhe projekti i aprovuar është i gabuar”, tha një nga aktivistet.

Duke ju referuar planit te menaxhimit aktivistet thonë se punimet e realizuara bien ndesh me dokumentin e aprovuar.

“Në këtë plan thuhet qartë se nuk do të ketë ndërhyrje që tjetërsojnë kujtesën, vlerën histori apo strukturën e burgut të Spaçit”, theksoi aktivisti.

Aktivitet deklaruan se do të merren masa te mëtejshme ligjore penale për ndalimin zyrtar te punimeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme