Joaquin Correa, nga Interi te Botafogo

Futboll Bota | 1 vit më parë

Joaquin Correa largohet nga Interi dhe i bashkohet Botafogos, klubit me të cilin do të luajë në Kupën e Botës për Klube. Tani është edhe zyrtare, siç është njoftuar nga klubi brazilian: “Joaquín Correa është blerja e re e Botafogos. Skuadra zyrtarisht nënshkroi me sulmuesin argjentinas këtë të martë. Lojtari ka nënshkruar një kontratë deri në fund të vitit 2027. Tucu, siç njihet ndryshe, u zbulua nga Estudiantes dhe ka luajtur në futbollin evropian për 10 sezonet e fundit, për Sampdorian, Sevilla, Lazio, Inter dhe Olympique Marseille”.

Correa ka luajtur 19 ndeshje për Argjentinën dhe ka shënuar katër gola, ndërsa ata fituan Kupën e Amerikës 2021 në Brazil. Vjen si lojtar i lirëa pasi përfundoi kontratën e tij me zikaltërit. Correa, i cili do të veshë fanellën me numër 30, do t’i bashkohet delegacionit të Botafogos në Shtetet e Bashkuara për Kupën e Botës për Klube.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme