Shkodër – Ura e Vrakës ndotet nga mbetjet, banorët kërkojnë të merren masa
Është ndërhyrë disa herë në këtë zonë për pastrimin e saj, por sërish mbeturinat urbane deri tek ato inerte janë rikthyer duke ndotur ambientin përreth.
Bëhet fjalë në zonën që ndan fshatrat Gril dhe Boriç i Madh, në Bashkinë e Malësisë së Madhe.
Duke qenë një vijë ndarëse mes dy bashkive asaj të Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe, iniciativat nga titullarët e bashkive nuk kanë qenë të shpeshta.
“Shkaktarët janë ato njerëz që vijnë dhe hedhin mbeturinat, bllokojnë rrugën dhe nuk e dimë si ta zgjidhim këtë problem”, u shpreh një prej banorëve.
“Është shumë shqetësuese për ne që jetojmë këto por edhe për turistët që kalojnë”, u shpreh një tjetër banor.
Problemi i menaxhimit të mbetjeve vijon të jetë një sfidë për institucionet.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




