Asgjësohen mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun Shkodër, nën hetim kryeri fshatit Kir

Në qarkun Shkodër janë goditur disa raste të kultivimit të kanabisit. Gjatë operacionit të koduar “Koordinata janë asgjësuar gjithsej 19 739 bimë dhe fidanë kanabis, të përhapura në disa zona të ndryshme të qarkut.
Parcelat me kanabis janë zbuluar dhe asgjësuar:
-Në njësitë administrative Shalë, Pult, Postribë dhe Gur i Zi, 201 fidanë dhe 651 bimë kanabis. Në lidhje me këtë rast, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Kir, S. H., dhe rojën e mjedisit, L. A., për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
-Në njësitë Shllak dhe Temal, u asgjësuan 893 fidanë dhe 16 700 bimë kanabis.
-Në njësinë Qerret, u asgjësuan 1 050 bimë kanabis.
-Në njësinë Iballë, u gjetën dhe asgjësuan 174 bimë kanabis.
-Në njësinë Shkrel, u asgjësuan 70 bimë kanabis.
Policia bën me dije se operacioni “Koordinata” po vijon dhe po punohet për identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë në këto raste kultivimi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



