Festa e Trëndafilave në Pojan, tradita vjetore që erdhi nga dashuria për lulet

Sociale | 1 vit më parë

Në fshatin Pojan të Maliqit, aty ku aroma e trëndafilave shoqëron çdo hap nëpër rrugicat e lagjeve, banorët janë mbledhur për të kremtuar një festë që lindi nga dashuria për lulen më të bukur dhe më simbolike, trëndafilin.

Festa e Trëndafilave, e kthyer tashmë në një traditë vjetore, është një ngjarje që mbledh së bashku komunitetin, institucionet lokale dhe të gjitha grup moshat në një ditë që përçon bukuri, aromë dhe shpresë.

“Lulet janë ato që i japin shpresë njeriut që të mbajnë ambientin sa më pastër”, u shpreh Xhafer Gjyshllari, Kryetar i fshatit Pojan.

“Lulet na pëlqejnë, janë jetë”, u shpreh një pjesëmarrëse.

Sheshi qendror i fshatit u mbush me ngjyra, zëra dhe muzikë. Atmosfera u gjallërua nga këngë popullore, valle tradicionale dhe stenda me gatime të përgatitura nga zonjat e shtëpive, ato që, përveç kuzhinës, janë edhe mirëmbajtëset e oborreve plot me trëndafila.

“Është një festë që banorët e Pojanit e kërkojnë”, tha Gëzim Topçiu, Kryetar i Bashkisë Maliq.

Çdo shtëpi në Pojan ka të paktën një trëndafil të mbjellë në oborr, dhe kjo dashuri për lulet është bërë arsyeja për të festuar dhe për të ndarë këtë pasuri të përbashkët me njëri-tjetrin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme