Vihet nën kontroll zjarri në Qeparo pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri

Aktualitet | 1 vit më parë

Zjarri që përfshiu mesditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Qeparo është shuar plotësisht.

Flakët morën përmasa të konsiderueshme për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për  banesat dhe një fabrikë vaji. Ndërhyrja nga toka dhe ajri bëri të mundur neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e pasojave më të rënda.

Në operacion u përfshi helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, ndërkohë që në terren ishin të angazhuar mjetet zjarrfikëse, efektivë të MZSH si dhe punonjës të shërbimit pyjor.

AKMC dhe Ministria e Mbrojtjes apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët, sidomos në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme