Projektligje të papërfunduara, “trashëgimi” e Kuvendit që i kalon legjislaturës së re

Politikë | 1 vit më parë

Me mbylljen e legjislaturës 2021–2025, Kuvendi i Shqipërisë lë pas një agjendë të papërfunduar ligjore. Nga 282 ligje të miratuara në katër vite, 41 mbetën në gjysmë të rrugës. 17 prej tyre u diskutuan vetëm në parim, ndërsa 24 nuk u futën asnjëherë në rend dite për votim.

Gjatë legjislaturës në ikje u evidentuan edhe probleme me cilësinë e ligjeve. Disa prej tyre në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese e të tjerë të  shpallur të pavlefshme nga ky organ si  ligji për studentët e mjekësisë i rrëzua pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese.

Dispozitat që detyronin të diplomuarit të punonin 5 vjet në vend u shpallën të papajtueshme me të drejtën për punë dhe arsim. Apo Ligji për zonat e mbrojtura është në shqyrtim pranë Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë  çështja të tjera të mbetura  pezull dhe do të kërkojë rishikim serioz në legjislaturën e re janë Ligji për investitorët strategjikë. Ku është kritikuar transparencë dhe është  kërkuar rishikimi  të kritereve që mundësojnë dhënien e tokave publike për investime.

Ndryshimet në sistemin e drejtësisë dhe ecuria e Komisioneve të Posaçme Parlamentare si ai i Antikorupsionit që ka për qëllimi  ndër të tjera për monitorimin e reformës në drejtësi, dhe Komisioni i dezinformimit që kanë mbetur pa rezultate konkrete.

Kuvendi i ri pritet të rivlerësojë rolin dhe efektivitetin e këtyre komisioneve. Zgjedhja e Avokatit të Popullit nuk u realizua gjatë katër viteve të fundit. Përfaqësuesit politikë nuk arritën konsensus për një kandidaturë që garanton paanësi dhe besim publik.

Kjo mbetet një prej çështjeve urgjente për legjislaturën e re.

Pra parlamenti i ri do të përballet me detyrën për te zgjedhur Avokatin e Popullit, për  të rregulluar ligjet e rrëzuara nga Gjykata Kushtetuese dhe për të shqyrtuar ligjet e depozituara të cilat nuk kaluan asnjëherë në Parlament.

Gazetare: Rugova Dunisha  

/rtsh.al/    


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme