Flik e do në Barcelonë, Perisiç merr ofertë tunduese nga PSV-ja

Ivan Perisiç është njëri prej emrave më interesant të merkatos verore. 36-vjeçari mbylli një sezon mbresëlënës me ekipin e mPSV Eindhovenit dhe tani po merr kohën e duhur për të zgjedhur ku do të vazhdojë karrierën.
Alternativat nuk i mungojnë kroatit, i cili kërkohet me ngulm nga Barcelona ku e pret Hansi Flik. Gjermani e njeh mjafr mirë Perisiç pasi kanë punuar bashkë pak vite më parë në Mynih. Situata e tij kontraktuale, praktikisht kroati do të transferohej me parametra zero, e bën edhe më të realizueshëm operacionin për Barçën, e cila është në vështirësi të mëdha financiare.
Në këtë mes është futur edhe PSV Eindhoveni. Ekipi holandez është i kënaqur me kontributin e dhënë nga kroati (në 35 ndeshje shënoi 16 gola dhe dhuroi 11 asist) sezonin e fundit dhe thuhet se i ka ofruar një kontratë të re 2-vjeçare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




