Strategjia e Drejtësisë 2024–2030, ambasadori i OSBE: Synon forcimin e pavarësisë, transparencës dhe përfarimin ligjor me atë të BE-së

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, deklaroi se ky mision mirëpret objektivat ambicioze të strategjisë, duke i konsideruar të domosdoshme për konsolidimin e sistemit të drejtësisë.
Në një tryezë të përbashkët me përfaqësues vendas dhe ndërkombëtarë, ku u diskutua zbatimi i Strategjisë së Drejtësisë 2024–2030, Tarran u shpreh se kjo strategji do të rrisë efikasitetin, pavarësinë dhe aksesin në drejtësi për qytetarët.
“OSBE mirëpret qëllimet ambicioze të kësaj reforme që janë të nevojshme dhe vijën në kohen e duhur për konsolidimin e drejtësisë. Ko fazë përqendrohet te përmirësimi i efikasitetit, pavarësisë dhe qasshmërisë në drejtësi dhe të konsolidohet kuadri ligjor për të forcuar llogaridhënien dhe mekanizmat e transparencës për të ofruar shërbimet dhe afruar drejtësinë më shumë me qytetarët. Zbatimi i suksesshëm do të kërkojë përpjekje dhe financim të përbashkët dhe pjesëmarrje të aktorëve që të arrihen përfundimet e synuara”, tha ambasadori.
Ambasadori theksoi se zbatimi i suksesshëm i kësaj strategjie kërkon përfshirje të të gjithë aktorëve institucionalë, si dhe bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile dhe institucionet evropiane.
“Bashkëpunimi i vazhdueshëm duke përfshirë edhe shoqërinë civile dhe institucionet evropiane është shumë i rëndësishëm për zbatimin e efektshëm të strategjisë. Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të zbatojnë detyrat e tyre në kuadër të kësaj strategjie që do i shërbejnë më pas autoriteteve shqiptare që të fuqizojnë bazat ligjore dhe institucionet dhe t’i përafrojmë me standardet evropiane”, tha Tarran.
Strategjia pritet t’u shërbejë autoriteteve shqiptare në forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




