Infantino takon arbitrat e Botërorit të Klubeve

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mirëpritur personalisht 117 arbitrat, ndihmës arbitrat dhe zyrtarët e ndeshjeve video që do të mbikëqyrin edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube. Kreu i FIFA-s i përcaktoi ata si “Ekipi Një” dhe se do të bëhen pjesë e historisë së futbollit. Turneu fillon të shtunën, më 14 qershor, kur Inter Miami përballet me Al Ahly FC në stadiumin Hard Rock në Florida, e para nga 63 ndeshje që në fund do të përcaktojë kampionët e parë të kupës së botës për klube, të cilët do të kurorëzohen të dielën, më 13 korrik 2025, në New Jersey.

Zyrtarët e ndeshjes u zgjodhën nga Komiteti i Arbitrave të FIFA-s pas një procesi të plotë përgatitor që përfshinte seminare me gjyqtarë të FIFA-s nga të gjashtë konfederatat. Presidenti Infantino shoqërohej në këtë takim edhe nga Kryetari i Komitetit të Arbitrave të FIFA-s, Pierluigi Collina. “Kemi nevojë për ju. Është një garë e re. Eshtë një Kupë Bote e FIFA-s dhe ju jeni pjesë e saj. Janë 32 klubet më të mira në botë që konkurrojnë për të përcaktuar se cili prej tyre është kampioni i vërtetë i botës. Ne kemi 32 klube, siç e dini, nga 20 vende të ndryshme, por me lojtarë nga 80 deri në 90 vende të ndryshme që luajnë. Prej gati 100 vitesh, e dimë se cila është kombëtarja më e mirë në botë, por deri më sot, ende nuk e dimë se cili klub është klubi më i mirë në botë. Unë dhe Colina e dimë dhe besojmë që ju, jo vetëm që do të performoni në maksimumin e aftësive tuaja, por do t’i tregoni botës se çfarë është Ekipi Një i FIFA-s”, tha Infantino


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme