Izraeli: Irani lëshoi rreth 200 raketa balistike ndaj nesh, s’ka dëme në pikat tona strategjike  

Botë | 1 vit më parë

Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se Irani lëshoi mbrëmë si kundërpërgjigje rreth 200 raketa balistike në Izrael.

Sipas IDF-së, shumica e raketave u kapën nga mbrojtja ajrore, ndërsa rreth 25%, prej tyre iu shpëtuan sistemit duke bërë që të godasin në zona të hapura pa shkaktuar dëme në ndonjë infrastrukturë kritike.

“Një numër i vogël i raketave shkaktoi viktima dhe dëme, përfshirë në zonat e banimit në Tel Aviv, Ramat Gan, dhe Rishon Lezion në Izraelin qendror”, shpjegon IDF.

Tre izraelitë u vranë dhe rreth 70 të tjerë u plagosën nga sulmet e raketave iraniane.

Ushtria thotë se të gjitha bazat e saj, përfshirë bazat ajrore, funksionojnë si zakonisht pa asnjë dëm për funksionalitetin e tyre.

Izraeli thekson më tej se disa dronë që u lëshuan gjatë natës u rrëzuan gjithashtu nga Forcat Ajrore dhe Marina izraelite.

Ndërkaq, Autoriteti i aviacionit civil të Iranit  deklaroi se hapësira ajrore e vendit është mbyllur “ deri në njoftimin e mëtejshëm, ” pas sulmeve të ndërsjella mes Izraelit dhe Iranit që shkëmbyen zjarr një ditë më parë.

“Asnjë fluturim nuk do të operohet në asnjë aeroport të vendit për të mbrojtur sigurinë e pasagjerëve … deri në njoftimin e mëtejshëm, ” thotë agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Njoftimi vjen menjëherë pasi ushtria izraelite tha se avionët e saj kanë lirinë e veprimit në qiellin e Teheranit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme