Reali, flet Valverde: Xabi Alonso shumë intensiv, do na ndihmojë të rritemi

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

Kupa e Botës për Klube po troket në derë dhe Real Madridi do të duhet ta hapë atë së shpejti. Pikërisht të mërkurën, 18 qershor, në orën 21:00. Federico Valverde, mesfushori merengues bëri disa deklarata për AS TV, një nga mediat më të rëndësishme në Spanjë: “Jam shumë mirë, jam i lumtur, është një gjë e mirë që mund të garoj për një tjetër titull me këtë klub, me shumë dëshirë dhe entuziazëm me shokët e mi të ekipit. I pashë me shumë dëshirë, shumë energji dhe pasion. Ky turne i emocionon të gjithë”.

Mbi mënyrën se si po shkojnë gjërat nën udhëheqjen e re të Xabi Alonsos, pas largimit të Carlo Ancelottit, tani trajner i Brazilit: “Shumë mirë, ai është shumë i disponueshëm dhe shumë intensiv. Në fund të fundit, të qenit lojtar e ndihmon shumë me ne tani. Ne ecim përpara duke u rritur, duke mësuar dhe kjo do të na ndihmojë në aspektin futbollistik dhe në anën personale dhe, mirë, të gjithë do të bashkohemi për të fituar shumicën e titujve këtë vit”.

Për Kupën e Botës për Klube: “Mezi pres, është Kupa e Botës për Klube e parë dhe shpresoj ta fitojmë. Shkojmë atje me shumë besim dhe optimizëm për atë që po bëjmë këto ditë me trajnerin e ri, stafin e ri teknik dhe lojtarët e rinj, dhe do të ishte fantastike ta mbyllnim ose ta fillonim vitin me një titull të madh për Real Madridin”.

Dhe në fund e mbyll: “Real Madridi gjithmonë meriton të jetë në krye dhe Kupa e parë e Botës për Klube meriton të jetë këtu me ne, duke festuar me tifozët tanë. Epo, ne do të japim 100% të secilit prej nesh për t’u siguruar që ky titull të vijë në shtëpi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme