Plazhi publik i Shkëmbit të Kavajës, pushuesit të kënaqur me kushtet e reja, por jo pa kritika
Në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, këtë sezon veror pushuesit shprehen të kënaqur me kushtet dhe organizimin e hapësirave publike. Në vijën bregdetare, tashmë janë të dukshme përmirësimet e bëra nga Bashkia e Durrësit, e cila ka marrë masa për ta bërë plazhin më të aksesueshëm dhe të pastër për të gjithë.
“Ka më shumë hapësira të lira këtë vit. Është kënaqësi të vish e të pushosh pa detyrim për shezllone,” thotë një pushues qe zgjedh te pushoje ne hapësirat publike”.
Një tjetër pushues thotë se vendimi i bashkisë për t’i hequr çadrat ne fund të ditës nga plazhi publik, nuk është i mirëpritur.
Zonat publike akoma nuk janë të pajisura me sinjalistikë, ndërsa pastrimi dhe siguria janë përforcuar me patrullime të shpeshta dhe ndihmë mjekësore në dispozicion.
Përfaqësues të Bashkisë bëjnë me dije se ky është rezultat i një plani të mirë organizuar për sezonin turistik, që synon t’u japë të gjithë qytetarëve mundësi të barabarta për të shijuar bregdetin.
Plazhi i Shkëmbit të Kavajës mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara në qarkun e Durrësit, jo vetëm për afërsinë me kryeqytetin, por edhe për përmirësimet e vazhdueshme në infrastrukturë dhe shërbime.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




