Kreu dy vjedhje brenda 24 orëve, arrestohet 26-vjeçari në Kurbin

Aktualitet | 1 vit më parë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin arrestojnë në flagrancë një 26-vjeçar, i dyshuar për dy vjedhje të kryera në qytetin e Laçit, brenda një harku kohor prej 24 orësh.

Policia e Shtetit njofton se 26-vjeçari, F.D, është arrestuar nga Policia e Kurbinit, pasi ka kryer dy vjedhje në qytetin e Laçit brenda 24 orëve.

“Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit A. B., për vjedhjen e automjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, të parkuar në qytetin e Laçit, Policia organizoi veprimet hetimore për lokalizimin e automjetit dhe identifikimin e autorit.

Falë informacioneve të grumbulluara, automjeti u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, ku u kap në flagrancë edhe autori i dyshuar, F. D., 26 vjeç, banues në Laç, në momentin që po tentonte të largohej me automjetin, me qëllim shitjen e tij në një qark tjetër.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se po ky shtetas, më datë 13.06.2025, kishte thyer xhamin e një automjeti tjetër, në pronësi të shtetasit B. K., të parkuar në Laç, dhe kishte vjedhur disa sende në brendësi të tij”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme