Garnacho larg Manchester United, Ten Hag e thërret te Leverkusen, por…

Alejandro Garnacho nuk largohet nga Anglia. Anësori argjentinas, i lindur në vitin 2004, po përgatitet të largohet nga Manchester United, por synon të qëndrojë në kontakt me Premier League. Jo për Djajtë e Kuq, pasi atij i është thënë se nuk është pjesë e planeve të Ruben Amorim për sezonin e ardhshëm dhe aktualisht po vlerëson opsionet e tij.
Siç dihet, Napoli e eksploroi gjerësisht Garnachon në janar, ndërsa Bayer Leverkusen u tregua si një destinacion i mundshëm pas emërimit të ish-trajnerit të tij, Erik ten Hag. Trajneri holandez e ka vlerësuar gjithmonë atë, por marrëveshja duket e ndërlikuar. Argjentinasi 20-vjeçar nuk ka ndërmend të eksplorojë mundësi të tjera përveç Anglisë.
Është e qartë se Chelsea mund të jetë përsëri një temë e nxehtë. Klubi londinez bëri kërkime për Garnachon në merkaton e janarit dhe po vazhdon të kërkojë një sulmues të krahut të majtë, mundësi perfekte për argjentinasin.
Garnacho shënoi 11 gola në të gjitha garat për Manchester United sezonin e kaluar dhe dha nëntë asiste. Manchester United e vlerëson atë rreth 50 milionë stërlina.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




