Përgatitjet për Kupat e Europës, Egnatia zhvendoset në Bullgari

Egnatia vazhdon përgatitjet për një paraqitje sa më dinjitoze në Kupat e Europës. Kampionët e Shqipërisë njoftojnë se do të zhvillojnë një fazë përgatitore në Bullgari. Skuadra rrogozhinase do të stërvitet për 2 javë në Bansko dhe do të zhvillojë disa ndeshje miqësore në tokën bullgare.
“Pas përgatitjeve të fundit ekipi zhvendoset për një periudhë dy javore në Bansko të Bullgarisë.Të mërkurën kemi një test me kampionët e Gjeorgjisë, Iberia 1999”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.
Kujtojmë që Egnatia ka ruajtur thuajse të gjithë grupin e lojtarë të cilët fituan titullin kampion sezonin e kaluar dhe ka përforcuar organikën me Selmanin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




