“Detyrim paraqitje”, Berisha nuk shkon në SPAK, shkak gjendja shëndetësore

Aktualitet | 1 vit më parë

Kryedemokrati Sali Berisha nuk është paraqitur këtë të hënë (16 qershor) në SPAK në përmbushje të masës “detyrim paraqitje”.

Shkak për këtë mungesë është bërë gjendja shëndetësore e kryedemokratit.

Ky i fundit akuzohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme vendosi që më 30 qershor, në orën 10:00, të zhvillohet seanca e parë gjyqësore në themel për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Në këtë dosje janë marrë të pandehur pesë persona: ish-kryeministri, njëherësh  kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, si dhe Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme