SHBA ul tarifat për automjetet nga Britania – Urdhri aktivizon pjesë të marrëveshjes tregtare të arritur në maj

SHBA do të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë automjeteve nga Mbretëria e Bashkuar me një tarifë prej 10%, në vend të taksës prej 25% të importit të vendosur për të gjitha importet e automjeteve në fillim të këtij viti. Pak para se të largohej nga Samiti i G7-të në Kanada, Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për uljen e tarifave për automjetet që dërgohen nga Mbretëria e Bashkuar drejt SHBA.
Urdhri aktivizon pjesë të marrëveshjeje tarifore të rënë dakord mes dy vendeve në muajin maj. Ndërsa nënshkrimi i saj erdhi pas disa javësh bisedimesh për të zbatuar pjesë të atij pakti, që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar shpreson se do t’i mbrojë bizneset britanike nga ndikimi i tarifave të Trumpit.
Marrëveshja nuk trajtoi heqjen e pritur të tarifave mbi importet e çelikut, por kryeministri britanik e quajti një ditë të rëndësishme për të dy vendet. Pakti me Britaninë i dakordësuar muajin e kaluar, është i pari që Shtëpia e Bardhë ka njoftuar që kur vendosi tarifa gjithëpërfshirëse për mallra të ndryshme që hynin në Amerikë.
Trump ka rritur taksat për mallrat që hyjnë në SHBA për të inkurajuar bizneset dhe konsumatorët të blejnë më shumë produkte të prodhuara në SHBA.
Lëvizjet e tij shkaktuar trazira financiare dhe ngritën alarmin në të gjithë botën, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, ku prodhuesit e makinave dhe ata të çelikut mbështeten tek Shtetet e Bashkuara si një destinacion kyç për eksportet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




