Konflikti Izrael-Iran, Hasani: 5 shtetasit shqiptarë i larguam në Egjipt, do i kthejmë në Shqipëri

Aktualitet | 1 vit më parë

Ndërsa konflikti Izrael-Iran vijon të përshkallëzohet, Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka dhënë lajmin e mirë se pesë qytetarët shqiptarë që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri.

Ai sqaroi se largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga MEPJ, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.

“Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë”, deklaron Hasani.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme