Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu viziton ‘Panairin Ajror’ të Parisit, thekson bashkëpunimin me Francën

Aktualitet | 1 vit më parë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nisi sot një vizitë në Francë, ku mori pjesë në pritjen e organizuar nga homologu i tij francez, Sébastien Lecornu. Kjo pritje shënoi çeljen e “Paris Air Show” (Salon du Bourget), një ngjarje madhore ndërkombëtare për aviacionin ushtarak dhe civil, si dhe për teknologjitë në fushën e mbrojtjes.

Pjesëmarrja e Ministrit Vengu në këtë panair prestigjioz përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Francës. Takime të tilla shërbejnë për të shkëmbyer eksperienca, për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi teknologjik dhe për të konsoliduar marrëdhëniet mes dy vendeve aleate.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme