Ministri izraelit i Mbrojtjes: Udhëheqësi i Iranit nuk mund të vazhdojë të ekzistojë

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, “nuk mund të lejohet të ekzistojë më”, pasi spitali Sokora u godit gjatë një sulmi me raketa iraniane.
“Khamenei deklaron hapur se dëshiron që Izraeli të shkatërrohet, ai personalisht jep urdhër për të qëlluar në spitale. Ai e konsideron shkatërrimin e shtetit të Izraelit si një qëllim. Një njeri i tillë nuk mund të lejohet më të ekzistojë“, tha ai.
Më herët, mediat shtetërore iraniane thanë se objektivi kryesor i sulmit me raketa të mëngjesit të sotëm ishte një vend ushtarak pranë spitalit Soroka, jo vetë spitali.
Shërbimi i urgjencës izraelite thotë se të paktën 89 njerëz janë plagosur në të gjithë vendin pas një vale sulmesh. Në Iran, ushtria e Izraelit thotë se ka shënjestruar vendet bërthamore.
Sulmet mëngjesin e sotëm vijnë në një kohë kritike, teksa presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-së në luftë. Sipas BBC, Trump thuhet se ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëroi për “dëme të pariparueshme” nëse SHBA ndërhyn.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




