“Lutje në kohën e Sizifit”, promovohet libri me poezi i poetit Jaho Margjeka
“Lutje në kohën e Sizifit” është libri më i ri i poetit, Jaho Margjeka. Poezia e Margjekës është më shumë se përjetim emocional; ajo është një reflektim filozofik mbi qenien, kohën, dashurinë dhe mungesën. Simbolika e Sizifit shërben si një metaforë e tensionit metafizik dhe moral, duke portretizuar njeriun modern që kërkon kuptim dhe shpëtim në absurditetin e jetës.
“Këtë libër e kisha shumë merak dhe jam i kënaqur që arrita ta sjell në dorë të lexuesve. Ky libër ka disa kohë, për të mos thënë edhe vite, që thuajse nuk i kam shtuar ndonjë gjë të madhe, por ka qenë kështu. Erdhi momenti për të ardhur së pari tek unë, e më pas te ju”, tha poetiMargjeka.
Me librin “Lutje në kohën e Sizifit”, Jaho Margjeka konfirmon identitetin e tij letrar dhe ngjitet një shkallë më lart në hierarkinë e poezisë shqipe moderne, duke qenë një zë i fortë dhe i veçantë.
Gazetare: Katerina Kule
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




