Messi dhuron spektakël, Inter Miami përmbys Porton

Inter Miami përmbys Porton për një fitore 2-1, ndërkohë që pjesa e parë përfundoi 0-1 për portugezët(Aghehowa 8’ me penallti). Segovia 48’ vendosi barazpeshën, ndërsa Leo Messi 54’ shënoi golin që vulosi fitoren e skuadrës së drejtuar nga Javier Mascherano dhe jo në një mënyrë të parëndësishme. Një perlë absolute nga një goditje dënimi.
Kjo është goditja e dënimit me numër 68 që argjentinasi ka arritur të shënojë në karrierën e tij. Tani Messi është 2 pikë prapa dikujt si Pelé, i cili ka shënuar 70. Rekordi absolut i përket 77 goditjeve të dënimit të shënuara nga Juninho Pernambucano.
Renditja e lojtarëve me më shumë goditje dënimi të shënuara në karrierën e tyre:
1) Juninho Pernambucano: 77 gola
2) Pelé: 70 gola
3) Messi 68 gola
4) Ronaldinho: 66 gola
Victor Legrotaglie: 66 gola
6) Beckham: 65 gola
Legjenda të tjera në këtë renditje: Maradona dhe Zico shënuan 62 gola nga goditjet e lira, Cristiano Ronaldo është me 60, së bashku me Koeman.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




